Lajme

Maliqi – partive politike: Ose mos i nënshkruni marrëveshjet, ose mos rreni e mos i zmadhoni pasojat për me e arsyetu mungesën e guximit për zbatim

05/15/2024 18:46
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi thotë se dikush duhet të i dalë zot marrëveshjeve që janë nënshkruar në emër të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Maliqi përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, LDK-ja e PDK-ja e kanë nënshkruar Asociacionin, pastaj VV’ja prapë e miratoi dhe sipas tij, nuk po gjen zbatim, pasi po arsyetohet si Republikë Srpska.

Sipas Maliqit, po mungon guximi për zbatim, teksa bën thirrje që mos të gënjejnë dhe mos t’i nënshkruajnë marrëveshjet kur nuk janë të gatshëm.

“A ka mundësi dikush me ju dalë zot marrëveshjeve që i nënshkruan në emër të Kosovës? LDK-PDK e nënshkruan asociacionin pastaj nuk e mbronin dhe nuk e sfidonin VV-në kur e definonte atë si Republika Srpska”, shkruan Maliqi.

“VV tash prap e miratoi asociacionin me Marrëveshjen e Ohrit dhe po thotë se është një Republika Srpska për me e arsyetu moszbatimin. Qysh dreqin doni me ia shitë këtij opinioni marrëveshjet kur i promovoni si të dëmshme? Ose mos i nënshkruni marrëveshjet, ose mos rreni e mos i zmadhoni pasojat për me e arsyetu mungesën e guximit me zbatu”, përfundon shkrimi i Maliqit.