Analisti Agon Maliqi, ka thënë se Vuçiq bëri një paraqitje histerike dhe jokoherente që buron nga fakti se atij i ka humbur kontrolli mbi një pjesë të serbëve në Kosovë dhe mbi një pjesë të aparatit të sigurisë në Serbi, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto elemente me sulmin e sotshëm terrorist përveç destabilizimit të Kosovës dhe shkaktimin e telasheve për NATO-n, mund të kenë dërguar sinjal edhe për pushtetin në Beograd.
Postimi i tij i plotë:
Pak kontekst shtesë. Paraqitja histerike dhe jokoherente e Vuçiq duket se buron edhe nga fakti se atij i ka humbur kontrolli mbi një pjesë të serbëve në Kosovë, si dhe mbi një pjesë të aparatit të sigurisë në Serbi, veçanërisht mbi elementet ekstreme pro-ruse që kanë lulëzuar nën regjimin e tij. Këto elemente me sulmin e sotshëm terrorist përveç destabilizimit të Kosovës dhe shkaktimin e telasheve për NATO-n, mund të kenë dërguar sinjal edhe për pushtetin në Beograd. Bëhet fjalë për një vend ku “shteti i thellë” e ka vrarë një kryeministër.


