Njohja e Kosovës nga Kenia, e bërë publike dje, ka shkaktuar debate mbi mënyrën se si u arrit ky vendim.
Ish-presidenti Behgjet Pacolli ishte ai që kishte siguruar njohjen, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme, onika Gërvalla, e prezantoi si sukses diplomatik.
Megjithatë, analistja Aferdita Maliqi thotë se ky nuk ishte një proces i udhëhequr nga institucionet shtetërore.
“Njohja erdhi nga një person privat, nga Behgjet Pacolli, dhe jo nga rrugët zyrtare ose diplomatike”, tha ajo në Klan Kosova.