Lajme

Maliqi: Me gjasë Kurti mendon se ka gjetur sa kushton një kosovar në aksham pazar, e ka vendosur tiketën 100 euro

12/25/2025 10:48
nga:Genita C

Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti, për t’ua ndarë fëmijëve dhe pensionistëve nga 100 euro në kohën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Maliqi ka shkruar se më herët kur shoqëria kosovare pretendonte se i interesonte demokracia, një veprimi të tillë i thuhej blerje vote, derisa sot kur po e bën Kurti, po cilësohet si solidaritet.

Ai ka thënë se duket që Kurti mendon se e ka gjetur se një kosovar në “aksham Pazar” kushton 100 euro dhe këtë çmim e ka vendosur në etiketë.

“Në kohë të mëhershme kur si shoqëri shiteshim se na interesonte demokracia, kësaj pune i thoshim blerje vote. Por sot në kohën e babadimrit që rron politikisht duke dhënë gajret, i themi solidaritet. Kurti me gjasë mendon se e ka gjetur se sa kushton një kosovar në aksham pazar. 100 euro, miq. Qat çmim ua ka vendosur në etiketë.”, ka shkruar ai.