Lajme

Maliqi: Lëvizja Vetëvendosje po e vazhdon me qëllim bllokadën!

06/17/2025 13:34
nga:Y I

Sot ka dështuar për herë të 33-të të konstituohet Kuvenndi i Kosovës.

51 deputetë votuan për, një deputet kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.

Propozimi i VV-së për kryeparlamnetare, Albulena Haxhiu, nuk arriti të marrë votat e nevojshme edhe në tentativën e 33-të me radhë.

Në lidhje me ngërçin e krijuar në Kuvend ka folur për “Gazeta Blic” njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi.

Maliqi tha se dështimi per të 33 here për konsituimin e Kuvendit tregon se partia e pare VV nuk ka vullnet per me zgjidh kete cështje.

Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje po e vazhdon me qëllim bllokadën.

“Deshtimi per te 33 here per me konstituu Kuvendin e Kosoves tregon, se partia e pare VV nuk ka vullnet per me zgjidh kete ceshtje, pasi po vazhdon me qellim bllokaden, edhe tu tentu me nderru menyren e votimit. Tashmë kjo bllokade ka kaluar në diçka monotone qe ska interes as mu percjell nga qytetaret. Partia, qe është pergjegjese, po shihet që nuk po merr asnje hap per me zgjidh kete ngerq” tha Maliqi.

Maliqi potencoi se duke patur parasysh zhvillimet e fundit në botë dhe postimin e Trump, klasa politike nuk duhet t’a neglizjojë situatën.

“Duke pas parasysh zhvillimit e fundit ne bote, si dhe postimin e fundit te presidentit Trump, klasa politike nuk duhet ta neglizhojë, por duhet te merr seriozisht situaten dhe te merren me ceshtje urgjente qe kemi nevoje si shtet.Fatkeqesisht, partia fituese qe po e luan edhe rolin e Qeverise ne detyre, po sillet si me qene ata qendra e botës, por kjo sjellje e tyre na ka demtu dhe po ma demton.Dhe si perfundim, nese nuk ka nje marreveshje politike per krijimin e institucioneve, kjo pashmangshem e qon vendin drejt zgjedhjeve te reja” tha Maliqi në pergjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Dështon edhe seanca e 33-të në Kuvendin e Kosovës, vazhdon ngërçi politik