Ditën e djeshme sërish nuk u arrit të konstituuohet plotësisht Kuvendi i Kosovës.
Kryeparlamenti u arrit të zgjidhet, ku me 62 vota këtë post e mori e propozuara e LVV-së, Albulena Haxhiu, duke ngelur çështja tek nënkryetarët, ç’ka bëri që seanca të shtyhet për nesër në ora 11:00.
Në lidhje me krizën institucionale në vend dhe situatën e krijuar dje në Kuvend ka folur për “Gazeta Blic” publicisti i njohur kosovar, Shkëlzen Maliqi.
Maliqi potencoi se ‘epilogu i djeshëm në Kuvend është film me skenar që e kemi parë’.
Ai tha se Albin Kurti po e ‘shantazhon’ opozitën që t’i nënshtrohet për të votuar një presidentë/te që është noter i LVV-së.
“Epilogu i djeshëm, përsëritja e zvarritjes tashmë është film me skenar që e kemi parë. Albin Kurti po e shantazhon opozitën që t’i nënshtrohet, të pajtohet me një president apo presidente që është noter i VV-së, si Vjosa Osmani gjatë mandatit të saj por që nga fundi i doli dorësh” potencoi Maliqi.
Publicisti Maliqi tha se skenari tjetër i Kurtit, nëse opozita nuk ‘bindet’, është që zgjedhjet të mbahen në fund të dhjetorit kur edhe vjen diaspora në Koosvë.
Por sipas tij, edhe nëse kjo ndodh, LVV-ja mund të dalë parti e parë por si ka votat për Presidentin.
“Dhe alternativa nëse opozita nuk bindet është që zgjedhjet të “programohen” për fund të dhjetori, me ardh në masë diaspora, dhe edhe një herë i fiton zgjedhjet! Nëse e arrin këtë, bravo i qoftë për shkathtësi me i instrumentalizu frustrimet e diasporës, por nuk besoj se hesapet i ka bo mirë. Sërish mund të dalë parti e parë por do të ngec me vota për presidencë dhe opozita është në rikonfigurim e sipër, pashmangshëm duhet të paraqitet bashkë kundër këtij uzurpatori dhe shkatërruesi të shtetit” deklaroi Maliqi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.
Lëvizja Vetëvendosje, dje gjatë seancës konstituive të Kuvendit, nuk votoi propozimet e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetar kuvendi, përkatësisshtm Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.
Seanca konstutive e radhës pritet të mbahet të premten me fillim nga ora 11:00.
/Gazeta Blic/


