Lajme

Maliqi: Kosova ka nevojë për një qeveri stabile që do të vinte nga opozita!

03/04/2025 19:21
nga:Y I

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se nesër pritet të përfundojë i gjithë procesi i numërimit të votave.

Nga ky institucion u njoftua pak më parë se ka përfunduar procesi i numërimit të votave me postë dhe tashmë ka mbetur veç numërimi i votave me kusht.

“Të martën, më 4 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 187 kutitë e votimit në të cilat ishin të ndara fletëvotimet nga komuna të ndryshme të cilat i takojnë votuesit e regjistruar për votim nga jashtë vendit.Aktualisht, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të votave nga votimit me kusht i zhvilluar në 56 vendvotime të ndryshme të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të marrë 48 mandate, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 24, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 20, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8 mandate.

Si do të procedohet tutje me formimin e Qeverisë së re ?

Njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se sipas rezultatit zgjedhor LVV-ja ka të drejtën t’a formojë Qeverinë por se nuk e ka të lehtë diçka të tillë për shkak të diskursit të Kurtit dhe të këtij subjekti politik.

Maliqi tha se nëse VV-ja nuk arrin t’i sugurojë votat atëherë barra bie mbi partitë opozitare të cilat duhet të vendosin përpara interesin shtetëror.

“Sipas rezultatit zgjedhor Lëvizja Vetevendosje e ka të drejten që të tentoje të bëj qeverinë e re, e cila nuk është e lehtë për shkak të diskursit te Kurtit dhe Vetevendosjes që kanë perdorur ndaj oponetëve politikë.Nese, VV nuk arrin t’i sigurojë numrat, barra bie mbi partitë opozitare të cilat duhet të vendosin përpara interesin shtetëror. Por, fatkeqësisht deri me tani nuk kemi parë një vullnet të këtyre partive për një bllok të përbashkët dhe kjo nuk është një ogur i mirë” deklaroi Maliqi.

Ajo potencoi se, bazuar edhe në situatën globale, Kosova ka nevojë për një qeveri stabile që do të vinte nga opozita.

“Bazuar edhe në situatën globale çfarë po shohim, partitë duhet të jenë më të përgjegjshme në krijimin e institucioneve te reja dhe në marrjen e përgjegjësive që ju takojnë. Ne kemi nevoje për një qeveri stabile që do të vinte nga opozita e tanishme dhe që si prioritet do të kishte vënien në binar të raporteve me Amerikën” deklaroi Maliqi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Njofton KQZ: Ka përfunduar numërimi i votave me postë, vazhdon numërimi i votave me kusht