Sporti

Maliqi: Kemi shpresuar për një start më të mirë, synojmë të rikthehmi tek rezultatet pozitive

09/17/2023 22:08
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Behar Maliqi ka deklaruar në emisionin ‘Var Show’ në Tëvë1, se nuk e kanë pritur një start të dobët në Superligë.

Maliqi poashtu tha se shpreson që Feronikeli 74′, do të rikthehet tek rezultatet pozitive, përcjell GazetaBlic Sport.

“Një fillim jo i mirë për ne si Feronikel ’74, në bazë të skuadrës që kemi, menduam se do të arkëtojmë më shumë pikë në këto ndeshjet e para. Kemi pasur disa probleme me lëndime. Llapi fitoi me meritë ndaj nesh, por shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të kthehemi te rezultatet pozitive”, tha Maliqi.