Lajme

Maliqi: Kalimi i Vjosa Osmanit në LDK ishte transferi i vitit

06/11/2026 22:19
nga:Y I

Opinionistja Afërdita Maliqi ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke thënë se partitë politike nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për zgjedhjen e presidentit dhe se qytetarët ua kanë bërë të qartë se asnjë subjekt nuk mund t’i kontrollojë i vetëm të gjitha institucionet.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje ka synuar të ketë në menaxhim të gjitha pozitat kryesore institucionale, duke mos hequr dorë nga posti i presidentit kur kjo ishte e nevojshme për arritjen e një marrëveshjeje politike

“Në këto zgjedhje s’kemi shku për qeveri, por s’kemi pas konsensus për zgjedhjen e presidentit. Qytetari me këtë votë edhe njëherë partive politike ua ka dëshmu që ‘nuk mundeni’ asnjëra vetëm me i qeverisë të gjitha postet. Ajo që ka kërku me i pas në menaxhim të gjitha postet ka qenë LVV, e cila nuk hoqi dorë nga posti i presidentit kur u dasht me heq dorë”, tha opinionistja Afërdita Maliqi.

Duke folur për ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Maliqi e krahasoi kalimin e saj në LDK me një transferim të madh në sport.

“Nëse një lojtar që është në kulmin e karrierës kalon në një ekip tjetër, atë e quajmë transfer i vitit”, tha Maliqi, duke e cilësuar kalimin e Osmanit në LDK si “transferin e vitit”.