Iniciativa Qytetare “Demokracia” e udhëhequr nga ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Po ashtu po përflitet se PDK-së pritet t’i bashkohet në koalicion parazgjedhor edhe iniciativa e udhëhequr nga Eman Rrahmani, ‘Koalicioni për Familje’.
E kryefjala e ditës së djeshme ishte ulja e tensioneve me Ramiz Lladrovcin pas problematikave që u shfaqën në zgjedhjet e fundit lokale në këtë degë, ngjarje të cilat bënë që Lladrovci të kandidojë me Iniciativën e krijuar nga ai.
Në lidhje me këto prurje të reja në PDK dhe si pritet të ndikojnë ato në rezultatin e 28 dhjetorit, ka folur për “Gazeta Blic”, njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi.
Maliqi tha se Bedri Hamza që nga zgjedhja e tij në krye të PDK-së ka intensifiku aktivitetet duke hapur partinë për koalicione dhe figura jashtë PDK-së.
Ajo tha se kjo tregon se PDK është parti premtuese dhe se do të rritet në këto zgjedhje.
“Meqenëse zgjedhjet e jashtëzakonshme tashmë janë caktuar e në të njëjtën kohë kemi edhe kryetar të ri të PDK, i cili siç po shihet, në këto dite ka intesifiku aktivitetet, duke hap partinë edhe për koalicione dhe figura jashtë PDK-së. Pavarësisht se Bedri Hamza e ka kohën e shkurtër, megjithatë që nga zgjedhja e tij tregon se PDK është parti premtuese dhe që do të rritet në këto zgjedhje” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.
Maliqi tha se Hamza duhet të shikoj mundesitë që të kthej në PDK edhe ata që për arsye të ndryshme kanë dale nga PDK-ja në rrethana të tjera.
“Hamza duhet të shikoj mundesitë që të kthej në PDK edhe ata që për arsye të ndryshme kanë dale nga PDK-ja në rrethana të tjera. Lidershipi i Hamzes është unifikues e bashkëpunues dhe kjo po mendoj qe do t’i ndihmoj në prurje të reja ne parti’ tha Maliqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.


