Lajme

Maliqi: Abdixhiku më shumë dëshiron koalicionin me LVV-në sesa me PDK-në!

10/23/2024 12:46
nga:Y I

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, ka deklaruar se me Lëvizjen Vetëvendosje kanë probleme të thella ideologjike.

“Me Lëvizjen Vetëvendosje kemi probleme të thella ideologjike, politike dhe besa edhe të mirëbesimit. Kështu që është hendek i madh” ka deklaruar kryetari i LDK-së, Abdixhiku.

Kategorikisht kundër një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje është shprehur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“E kam të pamundur me pa rrugë që na bën bashkë me Vetëvendosjen. Kjo është përgjigja ime. Si mund të bëhemi bashkë, si dy parti të cilat kanë qaq shumë dallime, edhe për të kaluarën, mirëpo sidomos për të ardhmen, që ideologjikisht qëndrojmë komplet ndryshe prej njëra tjetrës në temat e rëndësishme, duke përfshirë ekonominë. Unë nuk kam shancë me besu që ne mundemi me u marrë vesh, se s’kemi se si me u marrë vesh. Sepse në qeveri, asnjëherë nuk kemi me hy për hirë të pushtetit. Këtë po dua që t’ua bëjë të qartë. Kemi me hy për hirë që me kry punë për këtë vend”, ka theksuar Krasniqi.

Në lidhje me qëndrimet e dy partive opozitare ka folur për “Gazeta Blic” njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi.

Maliqi tha se duke patur parasysh qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj LDK-së dhe PDK-së është normale se të njëjtat nuk janë të gatshme për koalicion me këtë parti.

“Levizja Vetevendosje ka pas një gjuhë të ashpër ndaj dy partive në fjalë, duke i akuzuar për korrupsion e marrëveshje gjoja të dëmshme për vendin.Por, gjatë qeverisjes së saj, VV-ja e ka sjell vendin ne regres, duke krijuar raporte jo të mira me miqtë tanë. Nje Qeveri që e ka sjell vendin nën masa, një Qeveri që nuk ka berë asgjë për zhvillimin e vendit dhe pavaresisht këtyre, zyrtarë të kesaj partie janë marrë vazhdimisht me LDK e PDK.T’u pas parasysh këto, PDK e LDK normal që do të thonë se nuk janë të gatshëm për një koalicion me VV” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.

Por, Maliqi, theksoi se kryetari i LDK-së më shumë do të dëshironte një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje se Partinë Demokratike të Kosovës.

“LDK e ka provu koalicionin me VV-në, por nuk ju ka zgjat shumë, ndërkaq PDK ka pas nje hendek me të madh.Megjithate, tash jemi në një kohë parazgjedhore dhe partitë shpesh flasin me shumë për çështje elektorale, dhe pastaj pas zgjedhjeve ndryshojnë qendrime.Mendoj, se kryetari i LDK ma me deshire bën koalicion me VV-në, se sa me PDK, sepse ne piken kunder PDK ai bashkohet me VV” tha Maliqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

 

Krasniqi: Në asnjë rrethanë s’mund të ndodhë një koalicion PDK-VV pas 9 shkurtit