Lajme

Malet e Kamenicës vazhdojnë të jenë nën zjarr, Komuna: Banorët janë jashtë rrezikut

14 orë më parë
nga:G B

Disa zona në Kamenicë vazhdojnë të jenë të përfshira nga zjarret.

Në një njoftim nga komuna, bëhet e ditur se flakët po ndodhin në territorin e Artanës, saktësisht në lokacionin Gugulloc-Bushincë.

“Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrëfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera”, shkruhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.

Ndërkohë bëhet e ditur se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut.

“Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve”, përfundon njoftimi i komunës së Kamenicës.

Postimi i plotë:

Njoftim për qytetarët e Komunës së Kamenicës

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës se zjarret aktive aktualisht, janë duke ndodhur në territorin e Komunës së Artanës, më saktësisht në lokacionin Gugulloc-Bushincë.

Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrëfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera.

Është e rëndësishme të dihet se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut, si dhe po punohet edhe në këtë orë për shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit.

Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve.