Sporti

Maldini: Tentuam t’ia rinovonim kontratën Leaos para Kupës së Botës, por ishte e pamundur

11/18/2022 16:14
nga:E K

Paolo Maldini ka zbuluar se, përkundër tentimeve për zgjatjen e kontratës së Rafael Leaos para Kampionatit Botëror, kjo gjë ishte e pamundur.

Drejtori sportiv i Milanit shprehet se bisedimet do të vijojnë, duke premtuar kështu angazhim maksimal përkitazi me këtë çështje.

Ne donim të përfundonim kontratën e re të Rafa Leão-s para Kupës së Botës, por nuk ishte e mundur”, thotë ai për Sky Sports.

“Ne kemi punuar për të për muaj të tërë. Do të takohemi dhe do të marrim vendime në momentin e duhur”, përfundoi Maldini.

E gjithë kjo nguti e “kuqezinjve” vjen pas insistimit të disa klubeve të mëdha evropiane për t’i siguruar shërbime e tij.

Mbetet të shihet nëse portugezi do të bindet të qëndrojë në “San Siro”.