Sporti

Maldini: Shpresojë që Ibra të kthehet në janar, mund ta kalojmë Napolin

11/13/2022 20:52
nga:Lorik J

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini foli për DAZN pas fitores ndaj Fiorentinës.

Maldini theksoi se Milani po luan mirë, teksa shpreson se ekipi i tij do ta tejkalojë Napolin që ndodhet në vendin e parë me +8 pikë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jemi në garë. Për ne barazimi është gjysmë humbje, vullneti të bën të bësh gjëra që nuk studiohen, por vullneti bën shumë punë”, tha fillimisht ai.

Çfarë mendoni për De Keteleare?

“Është një mjedis tjetër, presion dhe lojë e ndryshme për të në krahasim me të kaluarën. Kemi një kontratë pesëvjeçare, po e presim. Gjykimet duhet të jenë të pjesshme. Ai ka gjithçka për të qenë vendimtar si Origi”.

A mund ta tejkalojë Milani ekipin e Napolit?

“Absolutisht që po, vitin e kaluar kur fituam derbin ishim shtatë pikë prapa Interit. Nuk është e lehtë ta mbajmë këtë ritëm deri në fund dhe ne duhet të rritemi në të gjitha aspektet”.

Si është Ibra?

“Epo, shpresoj se ai mund të kthehet në janar”, përfundoi Maldini.

/GazetaBlic Sport