Sporti

Maldini: Leao njëherë më kërkoi të publikonte album muzikor dy ditë para ndeshjes!

11/23/2023 08:15
nga:Lorik J

Paolo Maldini ka folur për Rafael Leao, të cilin e ka takuar te Milani. Duhet theksuar se italiani u largua nga kuqezinjtë në qershor, ku mbante rolin e drejtorit teknik.

“Rafael Leao është një talent i madh. Pavarësisht nëse është futbollist, model apo këngëtar, ai ka diçka të rëndësishme”, ka thënë ai në një intervistë për Poretcast.

“Ai më kërkoi të publikonte një album dy ditë para ndeshjes. I thashë që nuk kishte asnjë problem. Por ai duhet të kishte shënuar dy gola. Nuk shënoi, por shikonte (qesh). Gjëja më e mirë e këtyre viteve janë marrëdhëniet që u krijuan. Ai erdhi tek Milani, ishte një talent i madh, por ai ende duhej të dëshmonte vlerën e tij. Marrëdhëniet që krijohen me lojtarët janë gjërat që zgjasin, më shumë se trofe apo lojëra”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/