Sporti

Maldini kritikon Donnarumman për largimin: Motivimi i vetëm për një lojtar duhet të jetë pasioni

01/02/2022 17:04
nga:E K

Legjenda e Milan, Paolo Maldini ka kritikuar portierin italian, Gianluigi Donnarumma.

Drejtori sportiv i Milan ka kritikuar largimin e ish anëtarit të Milanit në drejtim të PSG duke thënë se për një lojtar motivimi i vetëm duhet të jetë pasioni për futbollin, përcjell GazetaBlic Sport.

“Donnarumma është një person i mirë, plot emocione. Mendoj se në një botë ideale, motivimi i vetëm për lojtarët do të duhej të ishte pasioni”, ka thënë Maldini.

“Por është e kuptueshme të kërkosh edhe para dhe status social për të shpërblyer familjen që vuajti shumë për rritjen tënde. Shtysë e kuptueshme edhe kjo”, ishin fjalët e italianit.

“Nuk më takon mua të gjykojë vendimet. Ka lojtarë që presin momentin, ka të atillë që nxitojnë.

Donnarumma po kalon në një kohë të vështirë pas largimit nga Milan, duke hasur në konkurrencë të madhe te PSG nga Keylor Navas me të cilin ende nuk e ka fituar ‘luftën‘ për të qenë titullar i skuadrës franceze.

/GazetaBlic Sport/