Sporti

Maldini kërkon një mbrojtës, në bisedime me futbollistin e Tottenham

07/16/2022 11:22
nga:Mergim Rreci

Milani po kërkon të forcojë mbrojtjen këtë verë dhe ata kanë vendosur të bëjnë një lëvizje për Japhet Tanganga të Tottenham.

Kuqezinjtë e dinë se prapavija e Stefano Piolit ka nevojë për të paktën një përforcim përpara sezonit të ardhshëm dhe një lojtar që ata e kanë vënë në sy prej disa kohësh është 23-vjeçari Tanganga, i cili humbi një pjesë të madhe të sezonit të kaluar për shkak të për një dëmtim të rëndë në gju, transmeton GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, drejtuesit  Milanit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë nisur bisedimet me Tottenhamin për të diskutuar një marrëveshje të mundshme huazimi për Tanganga. Nëse atyre u jepet drita jeshile nga Spurs, ata do të kërkojnë menjëherë të fillojnë kontaktet me agjentin e anglezit.

Mbrojtësi 23-vjeçar anglez, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025, bëri vetëm 11 paraqitje në Premier League sezonin e kaluar, duke bërë disa paraqitje nën drejtimin e Antonio Conte para se të pësonte lëndimin në gju. Ai është një mbrojtës taktikisht fleksibël që mund të luajë si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i djathtë.

/GazteaBlic Sport/