Sporti

Maldini fillon punën për rinovimin me mbrojtësin që ka shkëlqyer në këtë sezon tek Milani

03/03/2022 19:57
nga:Mergim Rreci

Milani ka nisur tashmë negociatat me përfaqësuesit e mbrojtësit francez Pierre Kalulu, 21 vjeç, i cili ka qenë i rregullt në skuadrën e Stefano Piolit këtë sezon, sipas italianëve Tuttosport.

Kalulu shfrytëzoi rastin që pati me dëmtimin e Simon Kjaer dhe ka luajtur 950 minuta në 17 ndeshje në Serie A, 216 në pesë ndeshje të Champions League dhe 274 në tre ndeshje të Coppa Italia, përcjell GazetaBlic Sport.

I nënshkruar në verën e vitit 2020 nga Lyon, mbrojtësi ka kontratë deri në vitin 2025, por synimi i zyrtarëve kuqezi është zgjatja e kontratës.

/GazetaBlic Sport/