Lajme

Malaj në Ditën e Evropës: Të vazhdojmë t’i forcojmë lidhjet tona

05/09/2024 18:23
nga:Sh R

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë me rastin e shënimit të ditës e Evropës, se sot kujtohet paqja dhe uniteti I përcaktimit të kontinentit evropian.

Ai me këtë rast ka bërë thirrje për punë të përbashkët që Evropa të jetë më prosperuese.

“Ndërsa shikojmë drejt një të ardhmeje të mbushur me shpresë dhe bashkëpunim, le të vazhdojmë të forcojmë lidhjet tona dhe të punojmë së bashku për një Evropë të begatë dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Malaj, transmeton KlanKosova.tv.

“Gëzuar Ditën e Evropës!”.