Sekretari i Përgjithshshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me takimin që u mbajt mbrëmë ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Makolli tha se një takim i tillë është i mrseardhur nëse është thirrur për interesa të përgjithshme shtetërore, e jo per interesa partiake .
“Takimi i mbrëmshëm i kryeministrit me kryetarin e PDK-së, njërës nga partitë opozitare, parimisht është i mirseardhur nëse është thirrur për interesa të përgjithshme shtetërore, e jo per interesa partiake .Takimet e liderve partiak të vendit kur kemi të bejmë me tema që janë jetike për vendin duhet të ndodhin gjithmonë.Sipas praktikës se deritanishme, e në veçanti në tri vitet e fundit të kesaj qeverie, nuk janë konsultuar dhe nuk është kërkuar ndihmë asnjëherë prej partive opozitare për veprimet që janë marr nga qeveria. Veprime të marra pa koordinim me miqtë tanë ndërkombëtar, veçanarisht me nunin e pavarësisë SHBA-të që na sollën sanksionet të cilat ka rrezik që të vazhdojnë edhe për një kohë më të gjatë” deklaroi Makolli për “Gazeta Blic”.
Ai tutje potencoi se takimi i mbajtur mbrëmë ka qenë më shumë për nevoja të pozitës e cila do ta kishte favor nëse shkohet në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit.
Makolli tha se këtë LVV-ja do ta shfrytëzonte për konsum të brendshëm elektoral.
“Duke i analizuar te gjitha veprimet e kesaj qeverie brenda mandatit të saj qeverisës, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë imperativ i momentit të tanishëm aktual politik në vend dhe në raport me rrafshin ndërkombetar. Rruga më e lehtë dhe më legale e reale është dorëheqja e qeverisë.Takimi i mbrëmshëm më shumë ka qenë për nevoja të pozitës e cila do të kishte favore me mënyrën e shkuarjes në zgjedhje me shpërndarjen e Kuvendit në bashkëpunim me opozitën, e jo me dorëheqje”
“Kryeministri, gjegjësisht VV-ja, do ta shfrytëzonte për konsum të brendshëm elektoral dhe për arsyetimin e veprimeve tjera për mos-realizimin e obligimeve të marra me marrëveshjet ndërkombetare të cilat si duket se do të ndikojnë në bllokimin e anëtaresimit ne KiE dhe ne institucionet tjera relevante” deklaroi Makolli në një prononcim të dhënë për “Gazeta Blic”.

Vesel Makolli, Sekretar i Përgjithshëm i AKR!
Kryeministri Kurti pas takimit që pati me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi tha se theks të veçantë në këtë takim ishte agjenda legjislative.
Kurti tha se biseduan edhe për zgjedhjet e reja, teksa shtoi se është i interesuar që ta diskutojë edhe me partitë tjera opozitare stinën e favorshme kur do të mbahen ato.
“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet janë çështje të viteve por të muajve…Jam i interesuar që të diskutojë se cilën stinë duhet të mbahet. Le ta bëjmë debatin ne kuadër të fushatës zgjedhore ndërkohë që jemi pajtuar se kur do të mbahen zgjedhjet. Duhet të diskutojmë me të gjitha subjektet politike dhe cila është data për të cilën do të pajtoheshim. Unë i kam ftuar që të gjitha partitë sonte e falënderoj udhëheqjen e PDK-së që i është përgjigjur pozitivisht. Për shpërndarjen e Kuvendit nevojiten 80 vota LVV-së nuk i ka por njëkohësisht që nuk do të preferoja shpërndarjen e kuvendit me 2 parti.. Është e rëndësishëm që të jemi sa më konsensus për datën dhe muajin e zgjedhjeve. Unë nuk mund ta përcaktoj datën e zgjedhjeve verë edhe po ta kisha mundësinë nuk do ishte në rregull që unë ta caktoj. Nuk shpërndahet kuvendi me shum8cë të thjeshtë nevojiten 80 deputetë ne nuk jemi opozita.. më lejoni që të shohim edhe pak diskutimin me dy partitë opozitare”, tha Kurti raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/


