Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka zhvilluar sot një vizitë në Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Lajçak ka mbajtur një takim me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
Ai pas takimit tha se se kanë folur për marrëveshjen e arritur midis Kosovës dhe Serbisë, çështjet e pagesave, aspektin monetar dhe sistemin e pagesave.
Lajçak, ka thënë se duan më shumë përparim në zbatimin e ‘Marrëveshjes bazë’, e cila tashmë ka bërë një vit që nga nënshkrimi.
Në lidhje me këtë takim ka folur për “Gazeta Blic”, Sekretari i Përgjitshëm i AKR-së, Vesel Makolli.
Makolli tha se deklarata e Lajçak se “marrëveshja bazike dhe zbatimi i saj ka mbetur i bllokuar nga pala kosovare”, është shumë brengosëse.
Ai tha se qeveria me veprimet e saj, për t’i ikur marrëveshjeve ndërkombëtare, Kosova i mori sanksionet dhe sipas tij ka rrezik që ato të shtohen.
“Deklarata Lajçak se “marreveshja bazike dhe zbatimi i saj ka mbetur e bllokuar nga pala kosovare, edhe përkunder garancioneve të dhëna nga BE”, është shumë brengosëse dhe mund të sjelli pasoja për vendin.Ky fakt vërteton botërisht se kryeministri ynë nuk do t’i realizoj marreveshjet e arritura gojarisht nga të dyja palet dhe në kontekst të kësaj, qeveria jonë(Kosova), i ka dhënë disa autogola veti me prolongimin e realizimit të marreveshjeve, duke i ngritur problemet rreth stikersave e tabelave vitin e kaluar dhe tash me dinarin, duke e ndërkombetarizue një problem qe ish dasht të jetë vetëm punë e brendshme e Kosoves”
“Me këto veprime, të bera për t’i ikur marreveshjeve obligative ndërkombetare, i kemi “fituar” sanksionet, dhe është rrezik që sanksionet të shtohen edhe në sferat e tjera, jo vetem në sferen ekonomike” tha Makolli për “Gazeta Blic”
Sekretari i AKR-së potencoi se pala serbe, gabimet e Kosovës, i ka shfrytëzuar për rikuperimin e saj në rrafshin ndërkombëtar.
“Pala serbe, këto gabime tona që i kemi bërë pa konsultime me miqtë tanë ndërkombetar, i ka shfrytezuar për rekuperimin e saj ne rrafshin politik ndërkombetar dhe mos-sanksionimin nga BE per agresionin e armatosur qe e beri ne veri te vendit”
Makolli tha se nëse qeveria pas kësaj vizite, vazhdon me mosrespektimin e kërkesave të BE-së dhe SHBA-ve, do të kemi shumë të panjohura.
“Nëse qeveria jonë edhe pas vizites së sotit të Lajçakut në Prishtine, vazhdon me mosrespektimin e kërkesave të BE, e ne veçanti të SHBA-s, në të ardhmen do te kemi shumë te panjohura, që mund të ndikojne negativisht në të gjitha zhvillimet në rrafshin nderkombetar që i kemi synuar” deklaroi Makolli për “Gazeta Blic”.
Emisari sllovak, Miroslav Lajçak, deklaroi pas takimit se me zëvendëskryeministrin Bislimi janë janë dakorduar që të vazhdojnë diskutimin.
“[Isha] në Kosovë për një diskutim të rëndësishëm dhe të detajuar mbi dialogun me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi. U theksua nevoja për zbatimin pa vonesë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit dhe u adresuan çështjet urgjente që prekin dialogun. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë së shpejti”, ka shkruar Lajçak në X raporton ‘Gazeta Blic’
/Gazeta Blic/