Lajme

Makolli i AKR-së: Kurti gjatë fushatës zgjedhor premtoi shumë, por nuk po shihet që ka bërë diçka

07/07/2024 16:51
nga:G C

Vesel Makolli nga AKR-ja thotë se një ndër arsyet kryesore pse vendi ynë nuk ka fituar asnjë njohje, që katër vjet, është mos-kontinuiteti i politikës sonë.

Makolli për GazetaBlic thekson se, nuk janë të vendosur njerëzit adekuat për politikë të jashtme.

Madje, sipas tij, edhe premtimet e Kurtit që kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore nuk kanë kurrëfar suksesi.

“Problemi kryesor është mos-kontinuiteti i politikës sonë. Këtu çdo ministër që ka ardhë ka filluar prej zero-s, pastaj ka premtime që janë dhënë nga kjo Qeveri dhe ka çekuilibrim të madh, pasi as afërsisht nuk janë realizuar, madje në disa lëmi kanë rënë edhe më poshtë. Faji kryesor është i yni, pasi nuk kemi vendos njerëz adekut në politikë të jashtme dhe nuk e kemi zhvillu një diplomaci të mirëfilltë”, tha Makolli.

“Kryeministri Kurti gjatë fushatës ka premtuar shumë, por nuk po shihet që ka bërë diçka. Gabimet e shpeshta që i bën Gërvalla e tregojnë aftësinë e vërtetë të atij kabineti”, shtoi ai për GazetaBlic.