Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit me datën 6 Mars, Gjykata Kushtetuese, u dha deputetëve të Kuvendit edhe 34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit.
Megjithëse afati kohor veçse po afrohet deri tani ka ndonjë emër konkret për President të ri të vendit.
Kujtojmë se deputetët kanë kohë deri me datën 28 prill për të zgjedhur Presidentin e ri, në të kundërt vendi shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme brenda një afati 45 ditor.
Por a pritet të zgjidhet Presidenti i ri apo vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme?
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” U.D i Presidentit të AKR, Vesel Makolli.
Makolli tha se edhe pse kanë mbetur pak ditë për zgjidhjen e Presidentit, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk po shihen sinjale pozitive që mund të shkohet drejt një epilogu pozitiv.
Ai potencoi se çdo vonesë apo kalkulim i ngushtë partiak mund ta thellojë krizën institucionale dhe ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të jashtezakonshme.
Makolli tha se shkaku kryesor pse Albin Kurti po e zvarrit zgjedhjen e Presidentit dhe shtyn vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme lidhet, sipas tij, me obligimet që ka marrë në rrafshin ndërkombëtar.
Bazuar në vendimin e Gjykates Kushtetuese kanë mbetur edhe pak ditë për zgjedhjen e Presidentit, ndërkohe që ne horizont nuk shihen sinjale pozitive nga partia që ka mbi gjysmën e deputeteve në Kuvendin e Republikës.Kjo situatë e ben edhe me urgjente nevojën per reflektim dhe përgjegjesi politike, pasi çdo vonesë apo kalkulim i ngushtë partiak mund ta thellojë krizën institucionale dhe ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të jashtezakonshme.Shkaku kryesor pse Kryeministri, ndonëse me mbi 51% te votave, po e zvarrit zgjedhjen e Presidentit dhe, siç duket, po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lidhet me obligimet që ka marrë në rrafshin nderkombëtar të cilat burojnë nga marrëveshjet ndërkombetare.Ato janë vendime të veshtira që bien ndesh me premtimet populiste dhe retorikën e përdorur gjatë fushates zgjedhore nga Kurti dhe VV” deklaroi Makolli për “Gazeta Blic”.
Ai tha se Kosova ka nevojë për vendimmarrje te pergjegjshme jo kalkulime afatshkurtra politike.
“Megjithatë shmangia e përgjegjësive shtetërore për shkak të kostos politike të brendshme nuk e zgjidh problemin, perkundrazi, e thellon atë dhe e ekspozon vendin ndaj presioneve dhe pasojave ne arenen nderkombetare.Kosova ka nevojë per vendimmarrje te pergjegjshme, jo kalkulime afatshkurtra politike. Kosova është produkt i politikës dhe angazhimit ushtarak të SHBA-ve, prandaj, liderët tanë duhet të bashkëpunojnë ngushtë me aleatet per arritjen e synimeve tona, e asesi të largohen nga proceset e rendesishme siç eshte dialogu.Në ketë kontekst është momenti i fundit per reflektim nga Kryeministri të bej kompromise dhe mos ta qon vendin në zgjedhje të jashtezakonshme” deklaroi Makolli në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


