Lajme

Makina shpërthen sapo mbushet në pompën e benzinës në Shqipëri

09/01/2021 20:01
nga:M K

Një incident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Maliq të Shqipërisë.

Një makinë ka shpërthyer sapo është larguar nga pompa e benzinës.

Pamjet e incidentit të rëndë të ndodhur këtë mëngjes në Maliq, ku një makinë në lëvizje shpërtheu pak sekonda pasi ishte furnizuar me gaz.

Në video duket makina që pasi është furnizuar, nis të largohet nga pika e karburantit dhe pasi kishte përshkruar pak metra, shpërthen në flakë.

Dy personat që ishin brenda saj arrijnë të dalin pas disa sekondash. Policia tha se të dy të plagosurit ishin dërguar në spital për mjekim.

Pamjet e incidentit të rëndë të ndodhur këtë mëngjes në Maliq, ku një makinë në lëvizje shpërtheu pak sekonda pasi ishte furnizuar me gaz. Në video duket makina që pasi është furnizuar, nis të largohet nga pika e karburantit dhe pasi kishte përshkruar pak metra, shpërthen në flakë. Dy personat që ishin brenda saj arrijnë të dalin pas disa sekondash. Policia tha se të dy të plagosurit ishin dërguar në spital për mjekim.