Një 55-vjeçar i identifikuar me inicialet S. D. ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar në qytetin e Kukësit.
Konfirmohet nga njoftimi i policisë se ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 në urën e Drinit të Zi, ku djali i 55-vjeçarit, i cili drejtonte mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka përfunduar në liqenin e Fierzës.
Djali i 55-vjeçarit, i identifikuar me inicialet A. D., fatmirësisht ai i ka shpëtuar aksidentit.
Nga ana tjetër dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia, po edhe lagështia në rrugë për shkak të shiut.
“Rreth orës 11:00, në hyrje të urës së Drinit të Zi, Kukës, shtetasi A. D., banues në fshatin Mamëz, i cili udhëtonte së bashku me babain shtetasin S. D, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. D. ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit, shtetasit S. D., 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi A. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.


