Lajme

Makina përplaset me murin e shtëpisë së Boris Johnson

05/09/2022 19:05
nga:G B

Makina përplaset me murin e përparmë të shtëpisë së Kryeministrit britanik Boris Johnson.

Sipas The Times shkruan se ‘qetësia e tij u prish në orët e para të ditës së sotme kur një makinë u fut në kopshtin e përparmë të shtëpisë së tij të re me vler 1.3 milion paund’.

Policia u thirr në pronë në jug të Londrës në orën 1:19 të mëngjesit pasi një makinë tip Vauxhall Astra u përplas me murin e përparmë, duke dëmtuar një gardh dhe një pemë.

Pas përplasjes u hodhën dyshime nëse ky ishte një akt i qëllimshëm apo rezultat i masave të dobëta të trafikut. Një fqinj tha se shtëpia, e cila i është nënshtruar një rinovimi për gjashtë muajt e fundit, ishte shënjestruar nga protestuesit kohët e fundit.

Shtëpia e familjes Johnson po i afrohet fundit të projektit të ri-dekorimit. Aty pritet të jetojë çifi Johnson bashkë me fëmijët.