Lajme

Makina futet mes turmës në Kinë, vdesin 5 persona, plagosen 13 të tjerë

01/12/2023 08:16
nga:G B

Policia kineze ka arrestuar një burrë që u fut brenda turmës dhe duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur 13 të tjerë.

Mediat  e huaja, bëjnë me dije se incidenti ka ngjallur zemërim të gjerë publik, ku shumë njerëz akuzuan autorin se e ka bërë me qëllim veprimin.

Videot e publikuara në internet tregojnë shoferin duke dalë nga makina dhe duke hedhur kartëmonedha në ajër, menjëherë pas përplasjes.

Policia ka ndaluar 22-vjeçarin dhe ka nisur hetimet.

Përplasja ndodhi të mërkurën gjatë orës së pikut të mbrëmjes në një kryqëzim.

Ka pasur incidente të ngjashme kohët e fundit.