Sporti

Majlinda Kelmendi me rol të ri, debuton si trajnere në Grand Slam të Parisit

02/05/2022 11:37
nga:E K

Kampionia e parë olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka debutuar si trajnere në Grand Slam të Parisit.

Ish kampionia olimpike, pas përfundimit të karrierës së saj si xhudiste ka nisur menjëherë punën si trajnere në shtabin teknik të Driton Kukës, shkruan GazetaBlic Sport.

Majlinda ishte mjaftë aktive me këshillat e saj drejtuar xhudistes, Flaka Loxha e cila u mposht në raundin e parë nga çekja, Vera Zemanova.

/GazetaBlic Sport/