Sporti

Majlinda Kelmendi eliminohet nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

07/25/2021 04:31
nga:Lorik J

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi është eliminuar nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Kampionja olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi është mposhtur në raundin e parë të kategorinë 52 kilogramë, përcjell GazetaBlic Sport.

Xhudistja nga Peja u mposht në ndeshjen e parë të saj, duke u larguar kështu nga turneu…

Kelmendi u mposht në Golden Score nga xhudistja hungareze, Reka Hupp.

/GazetaBlic Sport