Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka thënë se ish-kryeministri grek, Kostas Simitis, që vdiq të dielën gjatë luftës në Kosovës ka dhënë ndihmë për qytetarët e Kosovës të shpërngulur në Shqipëri.
Majko ka shkruar se ai ka ndihmuar në ndërtimin e tri kampëve në Shqipëri.
“Çdokush është hero i historisë së tij personale por Kostas Simitis ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro – greke! Ai ka qenë në zyrën e kryeministrit të Greqisë gjatë kohës së Luftës së Kosovës dhe u bë protagonist i një politike të matur brenda vendit dhe ndihmues karshi shqiptarëve! Qeveria e tij ndërtoi tre kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, dhe shmangu me qetësinë e tij karakteristike ekstremizmin periferik në shoqërinë greke! Kostas Simitis mund të karakterizohet si një njeri për të cilin ndjesitë nuk ishin fakte!Me një formim kulturor greko-gjerman dhe po ashtu produkt i shkollës ekonomike të Londrës, Kostas Simitis bënte diferencë nga kultura e vjetër e sjelljes ballkanike! Ai respektonte dallimet dhe nuk i demonizonte ato! Puna e tij ishte e ardhmja!Politika është një dhomë egoizmi por Kostas Simitis, doli prej saj i nderuar!Lamtumirë mik”, ka shkruar Majko.