Ditën e djeshme është aluduar në medie se reperi shqiptar, Majk, është larguar nga labeli ‘Babastars’.
Të gjitha këto dyshime filluan pasi kënga më e re e reperit në bashkëpunim me Ledri Vulën nuk është publikuar në kanalin e faqes së labelit, shkruan GazetaBlic.
Mirëpo, të gjitha këto aludime i ka hedh poshtë Ghetto Geasy përmes një story në Instagram.
Ai ka ndarë pak nga kënga e dyshes së realizuar së fundmi në storien e tij në Instagram duke i bërë tag Majkun dhe Ledrin.

Kështu duke na lënë të kuptojmë se pretendimet që Ledri Vula ende ka një hatër mbetje me grupin e njohur nuk janë të vërteta./GazetaBlic/


