Showtime

Majk në lidhje dashurie me Nita Krasniqin?

08/12/2023 16:14
nga:Y I

Rap-artisti i njohur shqiptar, Majk, është duke u komentuar për një lidhje dashurie prej kohësh.

Duket se ai ka nisur një romancë të re me bukuroshen e njohur, Nita Krasniqi, e cila njëherësh është vajza e këngëtarit Naim Krasniqi.

Kjo ka lënë të dyshohet më shumë në bazë të një postimi që është publikuar së fundmi në rrjete sociale.

Nita ka shpërndarë një imazh në InstaStory, ku prapa saj duket të jetë Kastriot Rexha (emri i vërtetë i Majk).

Siç shkruan Telegrafi, dyshja deri më tani nuk është se kanë mohuar apo pohuar një gjë të tillë.

Krijuesi i hitit “E pa shpirt” ka kohë që nuk është përfolur për jetën e tij private.I njëjti deri më tani u deklarua beqar, ndonëse ka një djalë nga marrëdhënia e tij e mëparshme me Majlinda Zekën.