Sporti

Maignan synon lart, portieri i kërkon Milanit 8 mln euro pagë në vit

09/12/2023 13:55
nga:Mergim Rreci

Kontrata e Mike Maignan me Milanin skadon në vitin 2026, por “kuqezinjtë” kanë filluar të mendojnë për rinovimin e kontratës së francezit.

Paga e portierit do të rishikohet, megjithatë sipas raportimeve të medieve italiane, që u referohen burimeve pranë lojtarit, francezi synon shumë lartë.

Maignan ka kërkuar 8 milionë euro në vit, ndërsa më tej nga mediet italiane shtohet se “tavani i vendosur te Leao” është një shifër që Milan nuk dëshiron ta kapërcejë.

Megjithatë nëse pranohet kërkesa e portierit, francezi do të bëhej lojtari më i paguar në ekipin e Stefano Piolit.