Portieri i Milanit, Mike Maignan mungoi kohë të gjatë te skuadra italiane për shkak të lëndimit.
Reprezentuesi francez ka bërë së fundmi rikthimin e tij për të qenë gardian i portës së Rossonerëve. Ai kishte humbur 18 ndeshje për shkak të një dëmtimi të pësuar në kofshë gjatë kohës që ishte në detyrë ndërkombëtare me Francën në shtator, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në fillim nuk kisha durim të mjaftueshëm për të pritur që këmba të shërohej. Punova dhe punova, por mësova të prisja në fund“, i tha Maignan Amazon Prime Video.
“Të gjithë më kanë ndihmuar dhe ne e kemi pritur këtë moment për kaq shumë kohë. Ishte e vështirë. Për një futbollist është gjithmonë e vështirë të qëndrosh jashtë fushave“, shtoi ai.
Maignan ishte vendimtar kundër Tottenhamit të mërkurën me një pritje kyçe ndaj Harry Kane.
Francezi iu bashkua Milanit për 15 milionë euro nga Lille në 2021 dhe kontrata e tij në San Sir skadon në qershor 2026.
/GazetaBlic Sport/


