Sporti

Maignan jep shenja pozitive, Pioli “lutet” që ai të jetë gati ndaj Tottenhamit

01/20/2023 09:57
nga:Lorik J

Ka një lajm të mirë për Milanin, pasi portieri Mike Maignan tregoi përparim të rëndësishëm në testet e fundit mjekësore dhe është në rrugën e duhur për të bërë rikthimin e tij kundër Tottenham Hotspur.

Portieri i ka munguar Milanit qe katër muaj dhe normalisht kjo po ndikon edhe në rezultatet e fundit të “Rossonerëve”, përcjell GazetaBlic Sport.

Një deklaratë e lëshuar nga stafi mjekësor për Sky Sport Italia konfirmon se është parë përparim në rikuperimin e tij dhe ai do të vazhdojë trajtimin e planifikuar.

Objektivi për Maignan dhe trajnerin Stefano Pioli është që ai të jetë gati për të luajtur në fazën e 16-të të Champions League kundër Tottenham Hotspur.

Maignan ishte në gjendje të bënte vetëm nëntë paraqitje konkurruese për Milanin deri më tani këtë sezon midis Serisë A dhe Champions League, më e fundit kundër Napolit më 18 shtator.

Milani do të përballet me Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve në San Siro më 14 shkurt, më pas do të luajë ndeshjen e dytë në Londër më 8 mars.

/GazetaBlic Sport