Këngëtari i njohur Mahmut Ferati ka festuar ditëlindjen e djalit të tij, Granitit, duke e uruar me një mesazh shumë të ndjerë dhe plot emocion.
Përmes fjalëve të tij, Mahmuti i ka shprehur dashurinë, mbështetjen dhe krenarinë e pakushtëzuar për të birin, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese në çdo hap të jetës.
“Gëzuar ditëlindjen biri im, Granit!
Të dëshiroj një vit të mbarë.
Në çdo sfidë gjeje shansin për suksese, kurse në çdo pengesë shansin për të përforcuar vullnetin. Besimi në veten tënde le të jetë zjarr i pashuar që do ta ndriçojë rrugën!
Me ty jemi në çdo hap, me dashuri dhe krenari në zemër!
Edhe 100, shëndet e mbarësi!”

