Lajme

Mahir Tutuli zgjedhet kryetar i Gjykatës Komerciale

04/20/2022 11:59
nga:Astrit Gashi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), sot ka zgjedhur gjyqtarin Mahir Tutuli, kryetar të Gjykatës Komerciale.

Takimi filloi me shqyrtimin e raporteve të kandidatëve për Kryetar të Gjykatës Komerciale, mandati i të cilit është pesë (5) vjeçar dhe do të fillojë nga data 21 prill 2022.

Sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtarin Mahir Tutuli, Kryetar i Gjykatës Komerciale.