Harry Maguire ka marr “epitet” të keq në mbarë botën.
Pas disa paraqitjeve të dobëta gjatë vitit me Manchester United dhe Anglinë, ai u bë temë diskutimi dhe tallje në rrjetet sociale nga fansat dhe njohësit e futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.
Qendërmbrojtësi anglez u bë temë diskutimi edhe në shtetin e Ganës, kur në parlamentin e këtij shteti afrikan po diskutohej për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Një deputet mori shembull interesant duke thënë se shteti i tij po i bën keq vetes ashtu si Maguire që po shënon autogola për klubin e Manchester United.
“Është një lojtar në Mbretërinë e Bashkuar, në Angli që quhet Maguire dhe luan për Manchester United, ai shihej si mbrojtësi më i mirë në botë, por u bë shpejt “kërcënimi” kryesor i tyre në mbrojtje, duke dhënë asistime për kundërshtarët. Kur kundërshtarët nuk mund të shënojnë, Maguire shënon për ta. Edhe në këtë shtet e kemi një Maguire, por të ekonomisë“, tha ai ndërsa kolegët po qeshnin me deklaratën e tij.
Maguire been discussed at the parliament in Ghana?? pic.twitter.com/JXblFrce9I
— Yimzy ➐?? (@oyimzy) December 1, 2022
/GazetaBlic Sport/