Sporti

Maguire për Amorim: Është një trajner shumë i mirë, ne tashmë kemi një stil loje

12/17/2024 12:18
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire ka dhënë verdiktin e tij për trajnerin Ruben Amorim.

Maguire e përshkroi portugezin si një trajner të mirë taktik, duke shtuar se ai ka dëshmuar se është fitues.

“Ju mund të shihni se ne kemi një strukturë të mirë, një stil të mirë loje, mënyrën se si ai [Amorimi] dëshiron që ne të punojmë. Ai është taktikisht shumë i mirë. Ai e ka dëshmuar se është fitues”, tha Maguire raporton Fabrizio Romano.

Amorim zëvendësoi Erik ten Hag në Man United pasi holandezi u shkarkua disa muaj më parë.

39-vjeçari deri më tani ka marrë drejtimin e shtatë ndeshjeve te Man United. Ai ka fituar katër, ka humbur dy dhe ka barazuar një nga shtatë ndeshjet.

/GazetaBlic Sport