Finalja e Ligës së Evropës midis Tottenham dhe Manchester United u shoqërua gjithashtu me nervozizëm nga të dyja palët, me lojtarët e të dyja ekipeve që ishin aktivë në përleshjet në fushë në Bilbao.
Romero dhe Maguire, të dy u përleshën disa herë dhe gjyqtari Felix Zwayer i dha një karton anglezit. Pas ndeshjes, Romero ishte, siç pritej, i gëzuar dhe Maguire i trishtuar, e aty filloi edhe njëherë përleshja mes tyre.
Mbrojtësi i Tottenhamit shkoi të përshëndet rivalin e tij të Manchester United, por Maguire refuzoi t’ia jepte dorën. Pastaj, lojtari argjentinas iu drejtua Diogo Dalot, me të cilin u përqafua. Kjo e zemëroi qartë Maguire-n, i cili ndoqi Romeron dhe e shtyu, duke i drejtuar gishtin që të kthehej te shokët e skuadrës.
Ja pamjet:
🚨🚨 Maguire vs Romero at full-time. (@NathSalt1) pic.twitter.com/dgpIDkfE9p
— EuroFoot (@eurofootcom) May 21, 2025


