Sporti

Maguire nuk e bind më Ten Hag, Manchester United e nxjerr në shitje qendërmbrojtësin anglez

11/12/2022 13:19
nga:E K

Mbrojtësi anglez, Harry Maguire ka disa kohë që nuk luan më si titullar te Manchester United, ku tashmë Ten Hag preferon në vendin e titullarit, argjentinasin, Lisandro Martinez.

Tashmë, sipas “The Guardian”, tekniku holandez ka vendosur ta nxjerrë në merkato mbrojtësin e kombëtares angleze. Ata thuhet se gjithashtu janë të gatshëm të pranojnë ulje çmimi për kartonin e tij, edhe pse në vitin 2019 e morën nga Leicester për një shifër rekord prej 80 milionë paund.

Kjo shifër e paguar nga “Djajtë e Kuq” në vitin 2019 bëri që Maguire të jetë qendërmbrojtësi më i shtrejntë në histori.