Sporti

Maguire mohon përplasjen me Ronaldon për shiritin e kapitenit: “Ne jemi të bashkuar dhe të fokusuar në ndeshje”

02/18/2022 13:02
nga:E K

Harry Maguire përdori mediat sociale për të mohuar lajmin për një mosmarrëveshje të supozuar me Cristiano Ronaldon.

Problemi i supozuar ishte rreth shiritit të kapitenit, ku mediat pretendonin se Maguire nuk ishte dakord të humbiste privilegjin e kapitenit të skuadrës për t’ia dhënë portugezit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kam parë shumë raporte për këtë klub që nuk janë të vërteta dhe ky është një tjetër. Nuk do të filloj të postoj për gjithçka që është shkruar, por duhej ta bëja të qartë këtë. Ne jemi të bashkuar dhe të fokusuar të dielën. Shijojeni ditën tuaj të gjithë”, shkroi Maguire në Twitter.

/GazetaBlic Sport/