Sporti

Maguire: Kur Tuchel më telefonoi dhe më tha se nuk do jem në Botëror, u shokova!

06/16/2026 12:55
nga:L J

Harry Maguire ka përshkruar momentin kur trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i tha se nuk do të ishte pjesë e skuadrës prej 26 lojtarësh të Kupës së Botës, duke thënë se video-telefonata e la “të tronditur dhe të shkatërruar”.

Mbrojtësi i Manchester United, duke folur në podkastin The Rest is Football, zbuloi se Tuchel e informoi për vendimin gjatë një telefonate në FaceTime përpara njoftimit të skuadrës.

“Ai u telefonon të gjithëve në FaceTime,” tha Maguire. “Ishte një telefonatë mjaft e sikletshme. Ia bën më të vështirë vetes të shohë reagimet tona.”

Maguire shpjegoi se fillimisht u kontaktua me mesazh para se biseda të zhvillohej më vonë gjatë ditës.

“Mora një mesazh ku më thoshte a mund të flas me ty rreth orës 4 pasdite,” tha ai. “Është një mënyrë mjaft unike për ta bërë këtë.”

“Ai tha se do të shkojë me katër djemtë që e ndihmuan të kalonte kualifikimet,” tha Maguire. “Ai tha se nuk mund të më japë ndonjë justifikim.”

33-vjeçari pranoi se shprehu menjëherë zhgënjimin e tij, por këmbënguli se e kuptonte procesin e vendimmarrjes së trajnerit.

“Thashë menjëherë se isha vërtet i zhgënjyer. Mendova se bëra mjaftueshëm për të qenë në skuadër dhe mendova se mund të kisha ndihmuar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport