Sporti

Maguire kritikon performancën e Man United kundër Porto: Nuk mund të luajmë kështu!

10/03/2024 23:35
nga:Lorik J

Harry Maguire nuk ka kursyer fjalët e tij në vlerësimin e paraqitjes së Man United në barazimin 3-3 ndaj FC Porto.

Duke folur për TNT Sport pas ndeshjes, ai deklaroi: “Kur jeni duke fituar 2-0 jashtë shtëpisë në një vend si ky, duhet të jesh më solid.

“Kishte shumë boshllëqe, shumë krosime dhe ata na ndëshkuan për këtë. Nëse duam të jemi të suksesshëm këtë sezon, nuk mund të pranojmë dy gola në aq minuta.”

Maguire ndihmoi Man United pas hyrjes në fushë. Ai shënoi një gol jetik në fund për të ndihmuar ekipin e tij të fitonte një pikë nga loja.

/GazetaBlic Sport