Mbrojtësi anglez Harry Maguire ka reaguar publikisht pasi trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel vendosi të mos e përfshijë në skuadrën për Kupën e Botës.
Futbollisti i Manchester United deklaroi se ishte i bindur se mund të kishte një rol të rëndësishëm për kombëtaren pas formës së mirë që tregoi gjatë sezonit të fundit, transmeton GazetaBlic Sport.
“Isha i bindur se mund të luaja një rol të madh këtë verë për vendin tim pas sezonit që kam pasur. Jam i shokuar dhe shumë i zhgënjyer nga ky vendim”, deklaroi Maguire.
Pavarësisht zhgënjimit, mbrojtësi anglez uroi sukses për bashkëlojtarët e tij në turneun e madh: “I uroj lojtarëve gjithë të mirat.”
/GazetaBlic Sport/


