Sporti

Maguire ankohet në referim: Çdo prekje ishte faull

03/16/2022 08:50
nga:L J

Harry Maguire i sulmoi lojtarët e Atletico Madridit se u rrëzuan shumë lehtë pasi në çdo kontakt të ndeshjes ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.

“Nuk më takon mua të komentoj, por çdo herë që prek dikë është faull. Është një stil tjetër, por ndoshta duhet të mësojmë dhe të rritemi prej tij. U frustruam shumë dhe filluam të humbnim formën tonë. Është diçka nga e cila duhet të mësojmë”, tha Maguire pas ndeshjes për mediumet britanike.

“Të gjithë jemi të zhgënjyer. Djemtë janë të mërzitur. Ne menduam se bëmë mjaftueshëm për të marrë diçka nga ndeshja, por në fund ne jemi jashtë Ligës së Kampionëve”, përfundoi ai.

Vlen të potencohet se Atletico Madrid fitoi dje ndaj Manchester United me rezultatin 0:1, për të kaluar tutje në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic Sport