Showtime

‘Magnetic’ Track-u i artistit nga Prishtina që po e bën gjiron e botës

11/08/2021 14:00
nga:Genita C

Nuk është diçka e pa zakontë tashmë kur dëgjojmë një emër shqiptar në tregun e muzikës globale. Deri më tani kemi parë shumë artist shqiptarë dukë korrur suksese në tregun e muzikës ndërkombëtarë, mirëpo zhanret e muzikës ku artistet shqiptar kanë korrur sukses më shumë janë pop dhe hip hop.

Së fundmi një projekt i një tjetër artisti shqiptar ka filluar të pëlqehet me të madhe në nivel global, e ky artist i ri bën një lloj të veçante të muzikës.

Fjala është për DJ-në nga Prishtina, i njohur me emrin artistik Toske, i cili është i koncentruar në muzikë elektronike.

Toske është i njohur në zhanrin e tij në vend, e siç duket DJ i ri nga Prishtina ka filluar të bëj vendin e vetë edhe në nivel global, e gjithë kjo pas një suksesi të jashtëzakonshëm që po shënon një track i artistit i publikuar në Yutube, me titullin ‘Magnetic’.