Lajme

Magjistralja Ferizaj-Prishtinë përfshihet nga vërshimet, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

06/17/2023 21:07
nga:Y I

Magjistralja Ferizaj -Prishtinë po përballet ende me vërshime nga uji.

Në pamjet e siguruara shihet se qarkullimi i veturave në disa zona po vazhdon të jetë i rënduar si shkak i vërshimeve të mëdha.

Vërshime pati edhe në pjesë të tjera të Kosovës si shkak i reshjeve të dendura të shiut, sidomos gjatë kësaj jave.