Sporti

“Magjistarët”, faqja e Ligës së Kampionëve publikon listën e lojtarëve me më së shumti driblime – prin Zhegrova

10/17/2024 17:12
nga:E K

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve e ka publikuar listën e futbollistëve me më së shumti driblime.

E kësaj liste i prin Edon Zhegrova me 17 driblime gjithsej.

Një foto e Edon Zhegrovës duke festuar dhe një tjetër duke e dribluar Jude Bellingham janë vendosur në postim.

“Magjistarët”, ishte mbishkrimi i faqes për këtë statistikë.

Në top-5she janë edhe Vinicius Junior, Morgan Rogers, Jamal Musiala, Jeremy Doku dhe Xavi Simons.