Lajme

“Mafi energjetike – Martin Berisha tërhoqi 1.5 milionë euro cash në Prishtinë” – Abdixhiku thotë se do të hetohen aferat korruptive

01/16/2025 23:36
nga:G B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përmendur në “Pressing” të T7, aferën e Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci ë dyshohet për tregtim të energjisë elektrike.

Abdixhiku thotë se Berishaj i ka tërhequr kesh në Prishtinë 1.5 milionë euro.

Ai tha se kjo është mafi energjetgike, duke shtuar se VV kur i mori mbi 50% besuan që tashmë shteti është i tyre, e nuk ka as prokurori e asgjë tjetër.

“Mafia energjetike 700 milionë, 1.5 milionë të tërhequra cash në Prishtinë”.

“Këta kishin pas mëndu që shteti është i tyre, i kanë fitu 51%, e tash më s’ka as prokuori, as shtet, as letra edhe janë përhershëm. Kishin pas shku çdo punë çfarë kanë pasur me negocim”, ka thënë Abdixhiku.